Vuçiç uron kryeministren Bërnabiç për lindjen e djalit me partneren

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e ka uruar kryeministren e vendit të vet, Ana Bërnabiç, dhe partneren e saj Milica Gjurgjiç për lindjen e djalit dhe ka kritikuar një pjesë të opinionit që në rrjete sociale është tallur me këtë ngjarje.

“Përgëzoj Anën e Milicën që Igori është gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçiç

Duke folur mbi komentet rreth kësaj ngjarjeje, ai ka ka thënë se bëhet fjalë për shtresën më të keqe shoqërore në rrjetet sociale dhe për elitën e rremë politike.

Partnerja e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiç, Milica Gjurqiç, mbrëmjen e 20 shkurtit ka lindur djalin Igor në Beograd dhe ky ka qenë lajm dominuese nga shumë agjenci botërore.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com