U takua me Sajmir Tahirin?/ Ja përgjigjia e Edi Ramës dhe zbulon problemin shëndetësor që ka…

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se ka qenë në spitalin amerikan për shkak të një problemi shëndetësor që ka pasur.

Rama ka mohuar të ketë takuar Sajmir Tahirin, duke shtuar se s’ka pasur nevojë për ta takuar dhe as e kishte marrë malli për t’a takuar.

“Sajmir Tahiri është një person nën hetim, jo i kërkuar. Nëse do të doja ta takoja mund ta takoja kudo. Kam pasur vetëm një komukimim me mesazh me Tahirin për një problem lokal të PS-së, më kërkoi një shpjegim për diçka dhe s’ka asnjë gjë tjetër.

Tahiri është nën hetim, hetimi duhet t’i shkohet deri në fund dhe unë pres rezultatet e hetimit.

Në spitalin amerikan kam qenë për një problem të trashëguar me mesin. Takova një mjek, mik të vjetër, që e njeh problemin tim. Pata një problem me nervin shiatik.

Ka ardhur koha që ti vihet një fre kësaj maskarade që po zhvillohet. Kjo është shthurja më e madhe e lirisë dhe abuzimi më i madh me lirinë, po cënohet liria  e qytetarëve për t’u informuar”, tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com