Trajneri i njohur shqiptar jep alarmin: Ky ekip nuk jep asnjë shpresë për të ardhmen

Trajneri Shkëlqim Muça në analizën e tij për disfatën e kuqezinjve në Glasgou theksoi se ekipi ynë kombëtar nuk i jep shpresa për të ardhmen.

Sipas Muçës, skuadra e Panuccit nuk ka një fizionomi në lojë dhe trajneri ndryshon çdo gjë spontanisht.

“Balaj gjatë lojës ishte i shkëputur fare nga skuadra. Panucci në një moment që i duhet rezultati, improvizon një lojtarë si Manaj, që nuk ka luajtur kurrë me Balajn. Duhet të jetë i përgatitur për zëvendësimet.

Image

Çdo ndeshje ekipi ndryshon totalisht. Për mua ky është kaos. Franca mori Botërorin me ata lojtarë dhe ndaj Gjermanisë dhe Holandës luajti me të njëjtët lojtarë.

Duhet një fizionomi loje. Ky ekip nuk më jep shpresa për të ardhmen. Kur luan 4-3-3, trajneri duhet të jetë i qartë. Duhen lojtarë me cilësi sulmues. Ai nga Hykaj kaloi te Memushaj.

Unë nuk shikoj asnjë organizim në 2 aspektet që ka loja. Nuk shoh lojtarë që në 30 metrat e fundit të jenë të befasishëm”, u shpreh Muça.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com