Tenton tia mbathi Ortekut që e shkaktoi vet (Video)

Alfons Grasia ia ka dalë të shpëtonte nga orteku, të cilin e shkaktoi pa dashje, derisa po lëshohej me snoubord në luginën Aran, që ndodhet në Spanjë.

Shkathtësitë e mahnitshme i ndihmuan të mos përfshihet nga masivi, që binte me shpejtësi nga një faqemali.

Së bashku me një mik, ai nuk ndalonte së qeshuri kur kuptoi se i ka shpëtuar rrezikut.

Megjithatë, veprimet e tij nuk janë lavdëruar, sepse shkaktimi i ortekut me qëllim është i pa pranueshëm, sepse mund të shkaktoi shumë pasoja.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com