Të riut nga Tirana i ‘humb’ gruaja, policia zbulon se…

Një 18-vjeçare është në kërkim nga Policia pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj 10 vjet më i madh, i cili ka kallëzuar se pak ditë më parë ajo ka ikur nga shtëpia.

Sipas burimeve policore, 28-vjeçari E.J. është paraqitur një ditë më parë në komisariatin numër 4 në kryeqytet dhe tha para uniformave blu se është larguar nga banesa ku jetonin, bashkëshortja A.GJ, 18 vjeçe.

Policia ka bërë verifikimet e para, nga të cilat rezultoi se ajo nuk ndodhet në Shqipëri.

Sipas policisë, se në sistemin TIMS rezulton se e reja ka kaluar në PKK Kapshticë, me autobus.

Po punohet për shoqërimin e saj, njofton Policia. Ndërkohë, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com