Shpërthimi në Tiranë, arrestohet pronari i plagosur, ja cfare ju gjenden ne dyqan

Arrestohet i plagosuri Gentian Hoxha në dyqanin e të cilit ndodhi një shpërthim ditën e djeshme. Sipas njftimeve te fundit policia ka zbuluar elemente të dyshimta që e implikojnë këtë përson i cili mbeti I plagozur dje ne prodhimin e lëndëve eksplozive.

Pas shpërthimit të ndodhur në një dyqan celularësh policia ka nisur edhe hetimin për të shpjegur këtë ngjarje si pasojë e të cilës u plagosen dy përsona, pronari i dyqanit dhe një kalimtar I rastit por që janë jashtë rrazikut për jëtën. Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka  gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar nje lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si objekte shperthimi.  Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.

Pas shpërthimit, policia ushtroi ka nusra një aksion për  kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com