Shkon tek varri i nënës, vë duart në kokë

Një banor i fshatit Belishovë në Mallakastër, ka mbetur i tronditur nga ajo që ka parë, kur ka shkuar të për vizituar varrezat.

Ai ka parë se varri i nënës së tij ishte dhunuar, pasi i ishte dëmtuar pllaka e qivurit. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ai ka bërë denoncim në polici.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 04.03.2018, në fshatin Belishovë në varrezat e lagjes “Ramaj”, shtetasit G.R, vjeç 54, banues në Belishovë, i kanë dëmtuar pllakën e qivurit të nënës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 118i Kodit Penal.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com