Sekuestrohen sasi e madhe kanabisi në Vlorë, ishte bërë gati për Itali

Një sasi e madhe droge është sekuestruar gjatë natës në Vlorë.

Ndërsa policia tha se kishte bllokuar një gomone me kanabis, nuk kishte bërë të ditur se sa ishte sasi e drogës së kapur.

Burimet nga policia thanë se sasia e drogës është rreth 1.6 ton kanabis sativa. Asnjë person nuk është arrestuar për këtë trafik droge, pasi sipas policisë … nuk janë gjetur trafikantët.

Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës:

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.

D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj.

Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com