Ronaldo uron Modriç por ‘fshikullon’ Salah: Goli im ishte më …

Cristiano Ronaldo ia ka uruar ish-bashkëlojtarit, Luka Modricit, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA.

Ai po ashtu pati fjalë të mira për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun, i cili mori çmimin e golit më të mirë “Puskas”.

“Urime për Luka Modricin për fitimin e çmimit”, shkroi portugezi në Instagram.

“Salah e meritoi çmimin Puskas, ishte një gol i bukur i shënuar nga ai”.

“Të bëhemi të sinqertë, goli im ishte më i mirë”, vazhdoi ai.

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e çmimeve të hënën në Londër dhe të premten foli për herë të parë pas atij eventi.

“Çmimet janë çmime, tashmë i kam disa prej tyre”.

“Luajë të fitoj dhe jo të marrë çmime, kam qenë në nivelet më të larta për 15 vite dhe jam krenar për atë që kam arritur”.

 

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com