Rama e Basha ‘përballen’ sot në Elbasan

Meqë Erion Veliaj ka parashikuar se ditën e sotme në Tiranë do të bëhet nami për shkak të shiut dhe stuhive, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë zhvendosur në Elbasan ku pritet të festohet si zakonisht ‘Dita e verës’.

Që një natë përpara kanë mbërritur në qytet edhe kryeministri, edhe kreu i opozitës.

Rama u ndal në një takim me deputetët, ministrat dhe anëtarët e kryesisë në një prej resorteve të Labinotit ku edhe është mbajtur një darkë me ftesë të Taulant Ballës.

Darka informale ka shërbyer edhe për të diskutuar mbi hapat që do të ndiqen në të ardhmen pas djegies të mandateve nga opozita.

Edhe në kampin e djathtë ka lëvizje. Kreu i PD-së mbërriti gjithashtu në qytet pasi një ditë më pas do të takojë qytetarët të cilët do t’i ftojë për protestën e 16 marsit në Tiranë.

Por, burimet thonë se ka edhe një ‘surprizë’ për Ramën.

Kjo mbetet për tu zbuluar.

Në një nga hyrjet e qytetit ishte vendosur një banderolë ku shkruhej për t’i ‘uruar’ mirëseardhjen kryeministrit shkruhej: ‘Rama ik, ik ik’.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com