Oriola Marashit i ikën truri, pasi ia publikuan FOTOT komprometuese, kërcënon ata që ia nxorën se…

Oriolës i është sosur durimi!

Mjaftoi një foto e publikuar në Facebook nga këngëtari Gjergj Kaçinari, i cili postoi një foto të 6 viteve më parë me Oriola Marashin që modelja e njohur të nxehet. Jo për ndonjë gjë, por u shkaktuan shumë polemika, sepse u komentua ndryshimi i Oriolës, ndryshim i cili sigurisht lidhet me moshën.

Modelja e njohur nuk ka duruar dhe ditën e sotme me anë të një postimi në “Instastory” bëri një reagim të gjatë për ata, që shkruajtën se “i nxorën të vërtetën”, madje edhe dulw i ‘kërcënuar’ penalisht .

“Unë mendoj se ajo që ti e quan ‘i nxjerr të vërtetën’ realisht është ‘cyber bullying’ dhe është ligjërisht e dënueshme…është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individ të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten.” ka shkruar Oriola.

Image

Por ndërkohë, për të treguar se për të nuk është problem i madh që ato fotografi kanë dalë në qarkulli, Oriola i ripublikoi sërish, madje publikoi edhe disa të tjera. Ato, të cilat ajo i quan si fotografitë “para pubertetit”, do të mund t’i gjeni më poshtë.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com