Njihuni me të “burgosurat më të bukura” (Foto)

Sa herë që flitet për ndonjë person që ka kryer ndonjë krim, e paramendojmë me fytyrë më të vrazhdë.

Por ekzistojnë edhe persona që vetëm nga pamja dihet se është person që merret me aktivitete kriminale.

Megjithatë, kurrë nuk do të besonim që një femër e bukur do të mund të kryente ndonjë vepër penale.

Kështu kanë filluar të mblidhen në Instagram fotografitë e femrave që kanë thyer ligjin dhe kanë përfunduar prapa grilave.

Në profilin “Mugshawtys”, nga 19 nëntori e deri më sot, janë publikuar 228 fotografi të femrave që janë dërguar në stacionin e policisë me pranga në duar.

Ky profil deri më sot numëron 13 mijë ndjekës, derisa numri i pëlqimeve nën secilën fotografi, dëshmon se një juri do ta kishte të vështirë të përzgjidh “të burgosurën më seksi”. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com