Një kompani në SHBA premton rigjalljen e të vdekurve

E duke i qëndruar këtij parimi të saj, kompania njoftoi së fundmi se do të kryejë testet e para të “ringjalljes së një të vdekuri” brenda këtij viti. E duke i qëndruar këtij parimi të saj, kompania njoftoi së fundmi se do të kryejë testet e para të “ringjalljes së një të vdekuri” brenda këtij viti.

Drejtori ekzekutiv i “Bioquark”, Ira Pastor tha se shumë shpejt do të testojnë disa qeliza staminale krejtësisht unike tek pacientë të vdekur në një shtet të Amerikës Latine.

Ai nuk përmendi shtetin ku do të kryhen testimet dhe tha se detajet më të shumta në lidhje me ecurinë e projektit do të bëhen publike në muajt në vazhdim.

Pastor thotë se testimi do të kryhet tek persona që janë deklaruar “të vdekur” nga mjekët. Një person deklarohet i vdekur kur humbasin krejtësisht funksionet e trurit, që njihet edhe si “vdekja e trurit”.

Sipas Pastor, Bioquark ka arritur të ndërtojë një kurë që “ristarton” trurin.

Testet e para ishin përcaktuar të kryheshin në Indi, po ekipi i shkencëtarëve të “Bioquark” u dëbuan nga autoritetet vendase.

Projekti ka gjetur shumë kundërshtarë, që nga feja, politikanë e madje edhe mes vetë shkencëtarëve që vënë në pikëpyetje etikën e kësaj nisme.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com