Mijëra protestues nisen nga Shkodra, Policia u merr patentat shoferëve të autobuzëve

Mijëra protestues po nisen nga Shkodra dhe Kukësi për në protestën kombëtare që do të mbahet sot në Tiranë përpara Kuvendit, por  ata po përballen me pengesa nga Policia e Shtetit, e cila ka shtuar kontrollet ndaj tyre për të vonuar pjesëmarrjen.

Një fakt tjetër që është denoncuar nga kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, është se Policia u ka marrë patentat shoferëve të autobuzëve që do të nisen nga Shkodrat dhe po ashtu u ka vënë gjoba.

“Situata sot është njësoj si ën datën 16 shkurt, madje mund të ketë lëvizje më shumë, pavarësisht se shumë prej autobuzëve dhe shoferave të automjeteve kanë pasur presione nga Policia dhe ju janë marrë patentat ose letrat e makinave dhe i kanë gjobitur, por nuk kanë arritur të na ndalojnë, të ndalojnë njerëzit për të shkuar dhe protestuar e kërkuar të drejtën e tyre në Tiranë. Kjo protestë synon rrëzimin e kësaj qeverie, sepse kjo qeveri nuk ka ardhur me votën e lirë, me votën e popullit, kështu që deri në rrëzimin e plotë të saj do të vazhdojnë.”

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com