Ibrahimovic tek Milani? Gattuso befason gazetarin me përgjigjen e tij

Trajneri i Milanit, Gattuso ka folur i lumtur pas fitores 3-1 në Europa League, madje ai u ngacmua nga gazetarët të cilët e pyetën për një transferim të mundshëm të Ibrahimovicit në “San Siro”.

Tekniku italian dha një përgjigje diplomatike duke theksuar se duhet të marrë rezultate pozitive me skuadrën që ka në dispozicion, shkruan “Sportmediaset”

“Unë do të flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion. Pyet Maldini, Leonardo dhe Scaroni për transfertat e mundshme”, tha fillimisht ai për Sky Sport Italia.

“Sot unë vetëm dua të uroj ditëlindjen e Ibrahimovicit dhe i uroj atij gjithë të mirat. Ibra është 37 vjeç, por ai ende mund të shënojë gola”, vijoi ai.

“Le të shohim se çfarë rezultatesh do të marrim me lojtarët që kemi në dispozicion. Nuk flas dot për të ardhmen, Ibra është lojtar i madh por momentalisht janë fjalë boshe pasi transferimi i tij në ‘San Siro’ nuk është diskutuar. Ju duhet të admironi Higuain për atë që ai bën dhe sa ndihmon pjesën tjetër të lojtarëve”, përfundoi Gattuso.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com