I papërshkrueshëm, i jashtëzakonshëm, humanizmi i banorëve të fshatit Llaskarcë

Gazetari i TV Alsat Besian Leka i cili drejtëpdrejtë i ka informuar teleshikuesit për rastin e aksiddentit të autobusit nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar për organizimin dhe humanizimin e banorëve të fshatit Llaskarc.

“Ngushëllime të sinqerta për gjithë familjarët e viktimave. Lutemi që të lënduarit tjerë ta fitojnë betejën dhe të shërohen sa më shpejtë! Nuk ka fjalë që e përshkruan, humanizmin që e kanë dëshmuar sonte banorët e fshatit Llaskarcë.

Ju lumtë për gatishmërinë dhe zemërgjërsinë tuaj! Pjesa më e madhe e udhëtarëve të autobusit janë nxjerë nga banorët me vetëiniciativë por edhe janë dërguar në spitale me vetura private. Shumë të organizuar! HALLALL”

Gazetari Leka ka shkruar poashtu se shpesh ka ndodhur që të udhëtoj me autobusin e linjës që sot u aksidentua.

“Dua vetëm të bëj një sqarim, se ishte shumë e vështirë të raportosh për aksident të linjës së autobusit që unë bëj çdo ditë për të shkuar në punë. Fatmirësisht dhe çuditërisht sot zgjodha të shkoj në punë me veturë! Sidoqoftë, ajo që dua të them është se gjatë 4 orësh sa kam qëndruar pranë autobusit, unë e kam vendos veten në pozitën e të lënduarve që gjendeshin brenda autobusit.Në atë pozitë do isha edhe unë sot po të mos shkoja në punë sot me veturë! I shihja se si kërkonin ndihmë, disa nuk kishin fuqi as të flisnin, por ne nuk mundeshim të ju ndihmonim.

Udhëtarët që ishin më lehtë të aritshëm, u nxjerrën jashtë nga banorët e fshatit Llaskarcë dhe nga kalimtarët e rastit.Ndërsa ata, të cilëve autobusi u kishte zënë pjesë të trupit, është dashur të presin rreth dy orë për tu nxjerrë nga rrënojat e autobusit.Na shihnin dhe i shihnim në sy, e as nuk na kërkonin ndihmë e as që mundeshim të ju ndihmojmë. Është dashur 20 minuta për të arritur makina e parë e policisë.40 minuta për të arritur makina e parë e ndihmës së shpejtë, ndërsa më shumë se 1 orë për të arritur zjarrëfikësat me paisjet e tyre adekuate për të prerë metalin dhe për të liruar të lënduarit nga autobusi.

Thjeshtë, pëson aksident dhe vdes duke pritur ndihmë! Shumë do të doja ta dija se çfarë kanë qenë duke bërë, Policia dhe Ndihma e shpejtë si dhedhe Zjarrfikësit në ato momente! Edhe 10 sekonda janë shumë në rast të gjakëderdhjes, e jo 1 orë! Turp.”

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com