‘I njejti Gramoz Ruçi që vrau të rinjtë në 1991-in, sot na rrethon Kuvendin me tela me gjemba!’

Kryetari i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati, ka ndjekur mëngjesin e sotshëm nisjen e protestuesve nga Kukësi drejt Tiranës dhe ka bërë të ditur se janë shumë e më shumë qytetarë se më 16 shkurt. Rexhmati theksoi një fakt që u bë i ditur publikisht: rrethimi i parlamentit me tela me gjemba  nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i njejti person që vrau të rinjtë shkodranë që protestuan për demokraci në 2 prill 1991.

“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit që në këtë orë te hershme të mëngjesit ngrihen dhe nisen për në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.

Janë më shumë se herën e parë, mijëra qytetarë të nisur që mbrëmë dhe me autobuzët e fundit, po nisen edhe të tjerë të qytetit të Kukësit për të protetsuar para parlamentit.

Arsyeja e protestës dihet, ne jemi në mbrojtje të demokracisë. Parlamenti tashmë nuk është i qytetarëve shqiptarë, i kriminelëve dhe i horrave.

Nëse ju e keni vënë re, mbrëmë në orët e vona është rrethuar parlamenti. Tempulli i demokracisë është rrethuar me tela me gjemba dhe me policë, tempulli i qytetarëve që rrethohet nga klika e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.

Siç Gramoz Ruçi vrau të rinjtë e Shkodrës kur ishte Ministër i Brendshëm, edhe sot kërkon të vrasë qytetarët duke rrethuar tempullin e demorkacisë me tela me gjemba.

Ka ikur koha e diktaturës, ka ikur koha e bunkerëve. Tani qytetarët do të marrin fatin e veta në dorë.do të mbrojnë demokracinë me çdo kusht.”

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com