Gruaja e vdekur tek liqeni i Sharrës, dyshohet se është vrarë, detaje…

Eshtë gjetur një grua e vdekur në afërsi të liqenit të Sharrës.

Viktima sipas njoftimeve të para është rreth 45 vjeçe.

Trupi i pajetë është gjetur në mes të ferrave rreth orëës 8 të mengjesit të sotshëm.

Policia është njoftuar nga banorët të cilët kanë parë kufomën

Dyshohet se ajo është qëlluar me plumb në kokë. I janë gjëtur tre plage arme zjari thonë burimet nga vendngjarja.

Dyshohet se ajo është goditur edhe me sende të forta pasi ka shenja dhune në pjesen e kokës.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e gruas.

Ja informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com