Fitoi një milion euro, por i refuzoi “Nuk i dua, janë shumë para për mua”

Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e diela mbrëma duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta. Burri italian, i cili punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos do të zbulonte krejt rastësisht që ishte fitues i lotarisë italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë.

‘’Ishte duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura re se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar”, ka deklaruar ai.

“Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua. Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com