Festivali i notit dimëror, 300 konkurrentë sfiduan te ftohtin (Video)

Festivali i katër i notit dimëror në Kinë u mbajt në qytetin e lashtë Tai’erzhuang, të ndodhur përbri kanalit të madh Pekin-Hangzhou.

Më shumë se 300 notarë nga Kina, Rusia, Austria dhe Estonia sfiduan të ftohtin e acartë për të shpërfaqur aftësitë e tyre më të mira në një garë goxha të fortë.

“Kjo është hera e tretë që konkurroj në këtë event. Unë personalisht mendoj se ambienti është mjaft i mirë”, shprehet Sun Bogang.

Pjesëmarrëset femra treguan se ndajnë për notin dimëror të njëjtat aftësi dhe pasion si meshkujt.

“Kam pesë vjet që notoj në dimër. Më pëlqen shumë ky sport, unë vetë ndiej se ai më ndihmon për të mbajtur trupin në formë”, shprehet Ma Hong, pjesëmarrëse.

Nga sa shpjegojnë organizatorët, përzgjedhja e këtij qyteti për konkurrimin e këtij viti nuk ishte një rastësim.

“Tai’erzhuang-u është një qytet unik, me një histori shumë të veçantë dhe ne si notare dimri, jemi shtegtare, ndaj na pëlqen të kërkojmë vende të veçanta nëpër botë”, thotë Aleksandr Jakovlev, zv/presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Notit Dimëror.

Kanali i madh Pekin-Hanzhou u bë në 2014-ën pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Seksioni tre kilometërsh në zonën e Tai’erzhuang besohet të jetë njëkohësisht ai që është ruajtur më mirë se çdo pjesë tjetër e tij.

 

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com