Drogë me kamionë në Kapshticë, 1,5 tonë, priten arrestime të tjera. Emrat e të ndaluarve

Behën publike detaje të reja nga droga e kapur në doganën e Kapshticës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 103 thasë. Dy kamionët e ngarkuar me drogën e fshehur në krunde kishin destinacion Greqinë dhe me pas Turqinë. Policia ka qenë në ndjekje kamionëve përgjatë rrugës deri në piken e kalimit kufitar.

Policia vijon të merret me peshimin e lëndës narkotike. Në kamionin e parë sasia e drogës është 1 ton e 150 kg ndërsa kamioni i dytë dyshohet të ketë gjysmë ton drogë. Po të njëjtat burime thonë se priten arrestime të tjera. Policia është tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve pasi hetimet vijojnë me intesitetit.

Personat e përfshirë në këtë rrjet ndodhen jashtë Shqipërisë të cilët do prisnin lëndën narkotike. Droga është pikasur në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ  dhe tjetri AA 701 XO. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.

Drejtuesit e arrestuar kanë pohuar para grupit hetimor se nuk kanë qenë ne dijeni për drogën e ngarkuar në kamion. Po të njejtat burime thonë se dyshohet për një grup të fuqishëm të trafikimit të drogës.

Dyshohet se sasia e drogës ka lidhje edhe me personat qe trafikonin një sasi droge që u kap pak kohë më parë në Përrenjas.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com