Brenda botës së artistëve që vizatojnë ilegalisht grafite në trena (Foto)

Paul Stenzel ka udhëtauar në shtete të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia apo Holanda, për të qenë pranë artistëve që merren me vizatimin e grafiteve në trena.

Projekti shfaqë procesin prej bashkimit të tyre, konceptimit të ideve, kalimin fshehtas nëpër hekurudha dhe gjetjen e hapësirës më të mirë për ilustrim.

“Graffiti Artists: United” është titulluar libri, ku janë publikuar imazhet e botës së brendshme të këtij komuniteti, në aksione të ndryshme.

Janë vetëm tri kushte që kërkohet për t’i plotësuar, për të qenë pjesë e këtij grupi: duhet të jenë grafitë, të bëhen në trena dhe të jenë ilegale.

“Gjithçka filloi me vizatimet në trena, kapja e momentit të duhur, atmosferës, tundimit nga aksioni, ndërsa as që i bëra fotografi kur u përfunduan”, shkruan Stanzel në libër.

Por, me kalimin e kohës, fotografit nisi të pëlqente edhe punimi i përfunduar, teksa përpiqej të shkrepte imazhe, duke zënë në kuadër edhe udhëtarët që ishin afër.

“Është krejtësisht ndryshe nga projektet deri më tani. Sepse duhesh të ikësh sikur hajn, të fshihesh nëse është nevoja. Pastaj shkon për të pirë një birrë, ndërsa aparati mbanë erë të rëndë ngjyre”, ka shtuar ai mes tjerash.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga skenat më interesante që ndodhen në libër, i cili tashmë është vënë në shitje.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com