Barcelonën e pret ‘ferri’ në short, ja kundërshtarët në fazën tjetër të Championsit

Janë kompletuar 8 skuadrat çerekfinaliste në Champions League

Barcelona, Liverpool, Manchester City, Ajax, Porto, Manchester United, Juventus dhe Tottenham Hotspur, kanë siguruar një vend në 8 klubet më të mira të Europës.

Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, katër skuadra nga Anglia kalojnë në çerekfinale.

Pavarësisht skuadrave të forta që kanë kaluar në këtë fazë, Barcelona konsiderohet favorite, falë formës së mirë të Lionel Messit.

Mediet në Spanjë kanë filluar të bëjnë parashikimet e shortit që pritet të hidhet ditën e premte në orën 12:00.

Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Manchester United, janë 4 rivalët më të fortë të Barcelonës që kërkon t’i shmanget me çdo kusht.

Shpërndaje këtë artikull:

Komento dhe bëhu pjesë e diskutimit

Powered by themekiller.com